Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 nga programi i granteve që ka ndarë MBPZhR-ja, 7.2 milionë euro nga këto grante kanë shkuar për fermere gra, raporton Ekonomia Online.
Derisa nga programi i pagesave direkte/ subvencioneve për gjatë tri viteve te qeverisjes kanë përfituar 4026 fermere gra, në vlere rreth 8 milionë euro, ka saktësuar kreu i MBPZhR-së.
Rritja e sistemit të bujqësisë në mënyrën të qëndrueshme dhe efikase nuk është i munduar pa gratë, ka thënë ministri Peci të martën gjatë Forumit të mbajtur më temën “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”.
Gjithashtu, ministri tha se pavarësisht se shoqëria jonë ende përballet me hendeqe të vjetra sociale, gruaja duhet të ketë rol aktiv në shoqëri.
“Gruaja nuk duhet të mbetet vetëm në aspektin ekonomik, sa për të mbetur gjallë. Bujqësia duhet të jetë për zhvillim sepse roli i grave është thelbësorë për të thyer steorotipe. Shoh nga afër në terren punën në biseda me fermerë, çdo ditë shoh se rritet një sistem bujqësor i qëndrueshëm dhe efikas. Kjo nuk mund të arrihet pa gruan, ajo duhet të ketë një rol efikas. Vitin e kaluar në periudhën e granteve vlera e përfituese te granteve është 7.2 milionë euro brenda një viti fiskal. 4026 gra përfituese në vlerë monetare 8 milionë euro”.
“Gruaja nuk duhet ta shohë bujqësinë nga e kaluara, ku është parë roli i saj vetëm sa për mbijetesë. Ne tentojmë t’i japim rëndësinë e duhur bujqësisë dhe rolin kryesor që duhet ta kenë gratë në të gjitha sferat e jetës. Ajo se çka kemi punuar si Ministri e Bujqësisë në mandatin tim besoj se do jetë shtysë për të tjerët”, tha ministri.
Një nga problemet me të cilat është përballur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas Pecit ka qenë zinxhiri i farave që nuk ka qenë në standardin e duhur e që kanë qenë import nga Serbia.
Ai tregoi se ka pasur vërejtje për Institutin Bujqësor të Kosovës, i cili ka për detyrë kontrollin e cilësisë së inputeve bujqësore. Ministri paralajmëroi se po presin që këtë muaj të kenë veprime reformative në këtë institut.
“Disa nga veprimet që i kemi marrë forma legjislative, zinxhiri i farave nuk ka qenë më standarde të duhura. Një nga vërejtjet që i kam pas për këtë institut ka qenë analiza që laboratorët kanë bërë për farën. Ka ardhur import i farës nga Serbia, në letër ka qenë me nivel të lartë më pas ka dal nën 50% vlerë”, tha Peci.
“Kam bashkëpunim me fermerë, i takoj në vendpunishte, çdo shqetësim që e kanë, e përsëris se fermerin e kam pasur këshilltarin kryesorin në këtë mandat. 70% ka qenë buxheti me i madh që përfshihet në programin e granteve”.
“Fermerëve të Kosovës do të iu ofrohen 20 mijë trajnime për të gjithë. Ne synojmë që prodhimtaria e qumështit t’i bëjë fermerët bashkë, që të bëjnë shitje bashkë”, shtoi ai.
Si përfundim, ministri Faton Peci, tha se plani i tyre si Ministri është që të krijojnë mundësi dhe lehtësi për import të produkteve shtazore në vendet e BE-së.
“Planin tonë legjislativ e kem ngritjen e standardeve që krijon mundësi dhe lehtësi për importin e produkteve shtazore në vendet e BE-së. Subvencioni i dedikohet punëtorit dhe fermerit, jo titullarit të pronës”, ka thënë ai.