Një pronë në afërsi të zyrave të AAK-së ka nxitur një polemikë në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe Yll Bogajt, pronar i një objekti që ministri e ka quajtur “objekt të korrupsionit dhe zhvatjes”. Peci pretendon se prona është e Ministrisë së Bujqësisë, derisa Bogaj thotë se prona është e familjes së tij. Bogaj në reagimin e tij kishte akuzuar ministrin Peci për shpifje dhe për shantazh.
Por Peci ka reaguar përsëri, duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”.
Në këtë reagim, ai ka bashkëngjitur edhe vendimin përmes të cilit obligon pronaren Miradije Bogaj që ta lëshojë pronën brenda një afati një javor.