Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirë publike te Stacioni i Autobusëve

Prishtinë | 16 Jan 2026 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

Të ngjashme