Peci: Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se do të rrënohen objektet pa leje, por edhe lejet e dhëna gjatë fushatës që sipas tij mund të jenë të kundërligjshme do të revokohen.

Në një shkrim në facebook, ai njofton se po ashtu me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të lirohen edhe pronat komunale të uzurpuara.

Shkrimi pa ndërhyrje i Pecit:

✍️Te dashur qytetarë,

•Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen.

•Lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, po edhe të tjera, do të revokohen.

•Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen.

Të ngjashme