Pedofili tenton ta therë me copë metali prokurorin në gjykatë (Video)

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 13:44 | Nga

Një pedofil, i cili akuzohet për abuzimin e një vajze të vogël, ka tentuar ta therë me copë metali prokurorin në gjykatë gjersa juria po e jepte verdiktin ndaj tij.

Joshua Harding, 35-vjeçar, është duke u gjykuar për abuzimin e një vajze 10-vjeçare në një varrezë.

Në video, ai shihet duke qëndruar në sallën e gjyqit bashkë me avokatët dhe zyrtarët tjerë gjersa juria ishte gati të lexonte verdiktin.

Por, ai papritmas vrapon drejt prokurorit ndihmës Jonathan Roth me një copë metal dhe tenton ta therë në kokë.

Fatmirësisht, prokurori ka shpëtuar pa lëndime.

I akuzuari e kishte fshehur copën e metalit nën mëngë.

Tani, ai akuzohet edhe për terrorizëm dhe tentim vrasje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme