Pedro Rodriguez drejt Aston Villas

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez do të largohet nga Chelsea për të vazhduar karrierën te ekipi tjetër anglez Aston Villa, ka raportuar sajti “Goal.com” të hënën.

Mësohet se Pedro tashmë ka arritur marrëveshje me Aston Villan, ekip të cilit do t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit,Aston Villa po negocion me Chelsean për ta lënë të lirë spanjollin, i cili me ekipin londinez ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Te Aston Villa, Pedro shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit dhe atij i kanë ofruar kontratë deri në verën e vitit 2022. Pedro 32-vjeçar, është pjesë e Chelseat prej vitit 2015 kur u transferua nga Barcelona, por këtë edicion ka patur minutazhë të vogël.

Ka shënuar një gol dhe ka asistuar njëherë në nëntë ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme