Peja dhe Deçani mbështesin Programin Nacional për Kulturë Rini dhe Sport

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, ka vizituar komunën e Pejës.

Ai u takua me drejtorin Komunal të Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

Hoti u shpreh shumë i kënaqur me zbatimin e Programit Nacional për Rininë në Komunën e Pejës si dhe e falënderoi për angazhimin e tij në gjithë procesin duke theksuar se Avdimedaj ka qenë shtylla kryesore e zbatimit të suksesesëhm të Programit.

“Komuna e Pejës ka qenë ndër më të sukseseshmet në të gjitha nivelet e garës dhe kjo është për t’u admiruar. Sigurisht i gjithë ky organizim do të ishte i pamundur pa angazhimin e drejtorisë së arsimit, stafit, mësimdhënësve, prindërve e nxënësve. Në të gjitha anët e Kosovës po shohim shpërthimin e talentëve dhe kjo është ajo çka realisht duhet të shohim. Ne tashmë jemi duke u përgatitur për fazat tjera të garës dhe sigurisht edhe për dhënien e shpërblimeve të cilat janë duke u dhënë “- tha Hoti.

E Avdimetaj tha se e mbështet fuqishëm projektin duke dhënë sugjerimet e nevojshmë që në të ardhmen projekti të mbështetet edhe më shumë në nivelin shkollor e komunal sidomos në aspektin financiar.

Koordinatori Hoti sot vizitoi edhe Deçanin, ku u takua me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Bekim Vishaj.

Vishaj theksoi mbështetjen për Programin Nacional për Rininë.

“Puna e koordinatorit ka qenë shumë e madhe dhe e shkëlqyeshme. Ne e përkrahim projektin pasi që për herë të parë u organizua një garë që ka pasur gjithpërfshirje. Vet marurantët kanë thënë që Gara Nacinale e Ditursë i ka ndihmuar në largimin e stresit dhe në përgatitjet për testin e matures. Këtë vit kemi filluar garat në sport dhe në kreativitet do të fillojmë së shpejti, mirëpo kemi nevojë për mbështetje financiare”, tha Vishaj.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarët e lartë të arsimit Ramiz Bajramaj dhe Zeqë Malaj të cilët po ashtu kontribuan me sugjerimet e tyrë në takim.

Të ngjashme