Peja përfiton 362 mijë euro donacion nga “Demosi” zviceran

Pejë | 04 Jan 2017 | 09:32 | Nga

Në përmbyllje të vitit 2016, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nënshkruar me drejtuesit e programit “Demos” të organizatës zvicerane HELVETAS – Swiss Intercooperation një marrëveshjen për bashkëfinancim të 12 projekteve të reja infrastrukturore në Pejë.

Të gjitha projektet janë orientuar në ndërtimin e hapësirave publike me gjelbërim, kubëzim dhe ndriçim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vlera e përgjithshme e 12 projekteve të bashkëfinancuara është rreth 670 mijë euro. Prej këtyre mjeteve 362 mijë euro do të jenë donacion i organizatës zvicerane derisa pjesa tjetër do të plotësohet me mjete të buxhetit komunal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme