Klubi i basketbollit Peja nuk po bëhet assesi rehat me trajner, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, Verdhezinjtë e kanë prezantuar sot trajnerin e katërt brenda një sezoni.
Dragan Radovic do t’ju prijë pejanëve në pjesën e mbetur të sezonit, natyrisht, nëse klubi nga Rrafshi i Dukagjinit nuk e “provon” edhe ndonjë trajner.
Basketbolli kosovar nuk është i panjohur për trajnerin Radovic, i cili e udhëhoqi së fundmi Sigal Prishtinën drejt trofeut të Kupës së Kosovës.
Paraprakisht, pas humbjes nga Golden Eagle Ylli, trajneri i deritashëm i Pejës, Jordanco Davidkov ka dhënë dorëheqje.
Pejanët janë prekur me të madhe nga pandemia COVID-19 dhe së fundmi po përballen me luhatje të rezultateve.