Pejani rrihet nga babai dhe dy vëllezërit, policia i arreston

Prishtinë | 22 Sht 2024 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Pejë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe dy vëllezërit e tij.

Sipas policisë, përleshja erdhi pas një mosmarrëveshjeje.

“Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga familjarët e tij (babai dhe vëllezërit). Tre të dyshuarit kosovar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Të ngjashme