Pejë, 42 testimet për Covid-19 dalin negative

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i mirë vjen nga qyteti i Pejës.

Nga 42 testime për koronavirust, të gjitha kanë rezultuar negative.

Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë.

Njoftimi i plotë:

Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës

Dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës.

Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative.

Peja po fillon të shkoj drejt qetësimit sa i përket përhapjes së virusit në fjalë.

Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës,Dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42…

Gepostet von Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë am Mittwoch, 29. April 2020


Të ngjashme