Pejë, një i plagosur nga të shtënat me armë

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:43, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se i dyshuari ndodhet në arrati, por që i dihet identiteti.

“Rreth orës 12:43, policia është informuar se në rrugën “Nëna Terezë” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri”.

“Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur në këmbë. Personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, por identiteti i tij është i njohur për Policinë”.

Viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa njësitë përkatëse të Policisë janë duke u marrë me rastin.

Kujtojmë se sot në mesditë, të shtëna me armë zjarri ka pasur edhe në Prishtinë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Të ngjashme