Gjendja shëndetësore e legjendës Pele po përmirësohet dita ditës.
Për të siguruar fansat e tij se gjithçka po shkon mirë, 80-vjeçari ka publikuar një video të realizuar nga bashkëshortja e tij.
Në video, ai shfaqet duke pedaluar një biçikletë ergometrike, teksa pranë i qëndrojnë dy infermierë të spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo.
Pele, në formë të mirë pas operacionit për heqjen e një mase tumorale në rrugët e poshtme të aparatit tretës, shfrytëzon momentin për të bërë shaka.
Ai shkruan në llogarinë e tij në Instagram se “doja të ndaja me ju gëzimin tim nëpërmjet kësaj videoje të realizuar nga bashkëshortja ime. Jam thellësisht i prekur nga dashuria që keni treguar ndaj meje, që më bën të ndihem më mirë çdo ditë. Duke pedaluar në këtë mënyrë, shpresoj të kthehem sa më parë te Santosi apo jo.”