Pellegrini e krahason Wilsheren me Pirlon

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 10:10 | Nga

Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini, e ka krahasuar Jack Wilsheren me legjendën italiane, Andrea Pirlon.
Mesfushori anglez do të rikthehet në “Emirates Stadium” te Arsenali të shtunën, kësaj radhe si kundërshtar, pas largimit nga klubi i tij i fëmijërisë gjatë kësaj vere si transferim i lirë, transmeton Gazeta Express.

Wilshere vendosi që ta vazhdojë karrierën e tij te West Hami, ku ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Shumë nga ju do e mbani mend Juventusin para pesë ose katër viteve, ata luanin me një mesfushor qendror. Ishte Pirlo”, tha Pellegrini.

“Dhe Pirlo është i njëjti si Jacki. Ai i ka karakteristika e njëjta me Jackin”.

“Mendoj se Jack Wilshere duhet të luajë si Jack Wilshere. Ai nuk është një mesfushor me tipare defensive”.

“Duhet ta lësh të luajë i lirë dhe i vetëm, ai duhet t’i pranojë topat sepse mund të bëjë gjëra të mëdha”.

 

Të ngjashme