Pelosi: S’ka buxhet për murin me Meksikën

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi tha se nuk do të ketë buxhet për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, kerkësë kjo e presidentit amerikan Donald Trump.

Komentet e demokrates Pelosi, bëhen në kohën kur po vazhdojnë bisedimet ndërmjet republikanëve dhe demokratëve në përpjepje për arritjen e ujdie që do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve rreth buxhetit të vitit 2019.

Ndërkaq presidenti Trump duke komentuar deklaratën e Pelosit tha se marrëveshja “nuk do të funksionojë pa murin”.

Presidenti Trump kërkon 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit.

Komiteti dypartiak do të duhej të përfundonte punën rreth datës 10 shkurt në mënyrë që të përmbushin afatin, për të cilin presidenti Trump dhe përfaqësuesit demokrat u pajtuan në mënyrë që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë.

Qeveria amerikane ishte e mbyllur për 35 ditë, më së gjati në historinë e SHBA-së.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, presidenti Trump ka thënë se ai prap do ta mbyllë Qeverinë ose do të shpallë gjendjen e emergjencës, një masë kjo që do t’i mundësonte financimin e murit në kufirin me Meksikën edhe pa miratimin e Kongresit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme