Pence do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Joe Biden, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës, raporton agjencia Reuters.

Të premten, presidenti Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij Joe Biden më 20 janar. Por, republikani Pence do të marrë pjesë në inaugurim.

Biden në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në inaugurimin më 20 janar.

“Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara me tranzicionin”, ka thënë Biden.

Të ngjashme