Penelope Cruz shkëlqen në tapetin e kuq, nderohet me çmimin Special Tribute

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Penelope Cruz ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në ceremoninë TIFF Tribute Awards, të mbajtur gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Aktorja 52-vjeçare solli një pamje klasike të Hollywood-it, duke shkëlqyer me një fustan të zi me dekolte të theksuar dhe një gjerdan të madh me diamante.

Cruz e kompletoi dukjen me flokët deri në supe dhe balluke, duke zgjedhur një stil të thjeshtë dhe elegant për tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Në ceremoni, aktorja u nderua me Çmimin Special Tribute për kontributin e saj në kinematografi.

Ajo ndodhet aktualisht në Toronto për të promovuar dy filmat e saj të fundit, La Bola Negra, me regji të Javier Calvo dhe Javier Ambrossi, si dhe Bunker, filmin e Florian Zeller.

Duke folur për Bunker, Cruz theksoi se filmi trajton tema si pabarazitë, individualizmi, frika nga të tjerët dhe shqetësimi në rritje për të ardhmen e planetit.

Ndërkohë, në ceremoninë e çmimeve morën pjesë edhe Michelle Yeoh dhe Helen Mirren, e cila u nderua me çmimin Groundbreaker. /Telegrafi/

Të ngjashme