Penguan inspektorët gjatë zbatimit të masave ant-Covid, arrestohen dy prizrenasit

| 02 Maj 2021 | 09:46 | Nga

Mbrëmë rreth orës 21:52, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në sheshin Shatërvan në Prizren.

Aryeja e këtij arrestimi, siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh është se ata kanë penguar inspektorët gjatë zbatimit të masave antiCOVID.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor dhe më pas do të lirohen.

Të ngjashme