Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May emëroi Penny Mordaunt në postin e ministres së Mbrojtjes, pas largimit të Gavin Williamson.
Ky i fundit është akuzuar për rrjedhje informacioni drejt medieve për vendimin e Londrës për të lejuar, pavarësisht presionit të SHBA-së, një pjesëmarrje të gjigantit kinez ”Huawei” për furnizimin me komponentë jo të rëndësishëm të sistemit të telekomunikacionit, 5G.
Sipas mediave, përcjell bw, 46-vjeçarja Mordaunt më parë mbante detyrën e ministres për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.
Mordaunt ka një reputacion të mirë te konservatorët dhe konsiderohet si një nga mbështetëset më të vendosura për Brexit brenda qeverisë aktuale të Theresa May.