Pensionistët e viteve ‘90-ta ankohen se po diskriminohen, deputetja e VV-së: Padrejtësitë do të korrigjohen

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 15:16 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

30 minuta ishin në dispozicion të Sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve ‘90-ta. Ata për gjysmë ore, u munduan që t’i paraqesin kërkesat e tyre siç është përfshirja në Ligjin për Skemat Sociale, për të cilën thanë se nuk po përcakton statusin e të përndjekurit politik të viteve ‘90-ta, raporton Ekonomia Online.

Ndue Kalaj nga Sindikata e Administratës Publike, tha se Ligji për Skemat Sociale nuk po përcakton statusin e të përndjekurit politik të viteve ‘90-ta.

“Nuk e kishim besuar që një shtet i Kosovës të mos zgjidhë problemet e punëtorëve të përndjekur te viteve ‘90-ta. Një ndër ligjet që na ka dëmtuar ka qenë Ligji për marrëdhëniet e Punës në kushte të jashtëzakonshme, i cili ishte nxjerr në Beograd. Fatalitet tjetër kanë qenë edhe masat e përkohshme në Kosovë. 99 për qind te kosovarëve janë larguar nga puna në baza politike e nacionale dhe në kundërshtim me konventën 111”, ka thënë ai.

“Në vitin 2010 ne menduam se do të na zgjidhet statusi i të përndjekurve politik sepse u propozua një ligj mbi të drejtat e ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik ku në këtë ligj është dhënë definicioni, të njihet statusi i të përndjekurit politik dhe të burgosurit politik. Këtu thotë qe të përndjekurit dhe të përndjekurit nuk janë në fajtor për efekte morale politike e sociale”

“Prej vitit 90-99 nuk ka pas fond pensional të Kosovës dhe kontributet janë paguar në Serbi. Ne kur jemi larguar në vitet 90’ta kanë qenë qëndrimet e qeverisë sonë që apeluan te qytetarët e Kosovës që t’u ikin kontributeve sepse sa më shumë paguajmë do t’ja zgjasim regjimit më tepër”, tha ai.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, tha se adresimi i tyre ishte i drejtë por që ky problem kërkon kohë. Ajo tha se padrejtësitë do të korrigjohen.

“Gjithë këto defekte e skema nuk mundet brenda natës me ndodh. Krejt kjo çka ka ndodh e që ju i thatë këtu dhe me siguri të plot po e them që veç në definicione nuk është përfshirë kjo kategori. Unë mund të them që do të ndodh reforma e domosdoshme, nuk jemi në fazën që ne e kemi draftin, ose në fazën qe do t’ju themi diçka më konkret”, tha ajo.

Të ngjashme