David Haye ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij pas disfatës në raundin e pestë të revanshit me Tony Bellew.
David Haye ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi pas humbjes në revansh nga Tony Bellew.
37-vjeçari ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij pas disfatës në raundin e pestë të revanshit me Bellew, humbja e dytë e njëpasnjëshme nga rivali britanik.
“Sigurisht, egoja ime do të kishte dashur të pensionohem me fitore ose si kampion”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Haye, përcjell “lajmi.net”.
“Elementet e forta që i kisha nuk i kam më”, u shpreh ai.