Pensionohet radiologu i vetëm në shtëpinë e shëndetit në Preshevë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Është pensionuar Dr. Nazmi Arifi, radiologu i vetëm në komunën e Preshevës, i cili ka punuar në dispanzerin e radiologjisë.

Arifi ishte radiologu i parë dhe i vetmi në shtëpinë e shëndetit në Preshevë. Tani për momentin nuk ka ndonjë radiolog tjetër që do ta zëvendësonte Arifin, por shërbimi i rëntgenit vazhdon të punojë.

Tani i mbetet shtëpisë së shëndetit, të gjejë ndonjë radiolog në mënyrë që kompletohet ky repart…

Pak biografi

Dr. Nazmi Arifi, lindi më 15.01.1955. Shkollën fillore e kreu në Preshevë, të mesmen të mjekësisë në Prizren. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Diplomoi në vitin 1981. Po në atë vit, me 02.02. 1981, filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Specializimin nga Dega e Radiologjisë e përfundoi më 1987 në Shkup, në Qendrën Klinike- Instituti i Radiologjise dhe Onkologjisë. Nga nëntori i 1987, punoi Radiolog, në shërbimin e RTG diagnostikës në Sh.Sh në Preshevë deri në pensionim, me nje nderprerje prej dy vitesh ku punoi në Q.K.U.K.- Instituti i Radiologjise- Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme