Shtetet e Bashkuara kanë thënë se asnjë nga trupat apo zyrtarët amerikanë nuk do të mbahen përgjegjës për një sulm me dron që vrau 10 persona në Afganistan në gusht.
Sulmi ndodhi gjatë ditëve të fundit të evakuimit të Kabulit që u udhëhoq nga SHBA-ja pasi talebanët morën kontrollin.
Një punonjës i ndihmës së shpejtë dhe nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë, vdiqën në sulm.
Inteligjenca amerikane kishte besuar se makina e punonjësit të ndihmës ishte e lidhur me IS-K, një degë lokale e Shtetit Islamik.
Por pas kësaj, gjenerali i Komandës Qendrore të SHBA-së Kenneth McKenzie e përshkroi sulmin e 29 gushtit si një “gabim tragjik”.
Një rishikim i brendshëm i nivelit të lartë, që u botua muajin e kaluar, arriti në përfundimin se nuk kishte nevojë për masa disiplinore, pasi nuk ishte shkelur asnjë ligj dhe nuk kishte prova për sjellje të pahijshme ose neglizhencë.
Disa media amerikane raportuan se rishikimi u miratua të hënën nga sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Sulmi ndodhi disa ditë pasi një sulmi vetëvrasës la të vdekur 170 civilë dhe 13 trupa amerikane jashtë aeroportit të Kabulit.