Pepe pritet të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë, për t’u bashkuar me Interin gjatë sezonit të ardhshëm.
34-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe pritet që të largohet nga “Mbretërit”.
Gazeta spanjolle Marca raporton se mbrojtësi portugez ka shmangur interesimin e PSG-së dhe klubit kinez Hebei China Fortune, për të kaluar tek Interi.