Për 10 vjet shtëtësi, HIB ka paguar rreth 500 milionë euro në buxhetin e shtetit, ndërsa dobia e përgjithshme ekonomike që HIB ka krijuar në Kosovë është edhe më e madhe sesa shuma direkte që korporata ka paguar në institucionet e tatimit dhe doganës.
Më saktë, që nga fillimi i 2008 e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar shuma që HIB Petrol ka paguar për institucionet e Kosovës (doganë, TVSH, akcizë dhe tatim në fitim) është 487,930,997 milionë euro.
“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të privilegjuar që në 10 vjetorin e parë të shtetësisë sonë kemi arritur që të kontribuojmë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit tonë me rreth 500 milionë euro, dhe të cilësohemi si korporata më e madhe në Kosovë për nga kontributi që japim për shtetin. Kjo periudhë ka shënuar një rritje rekorde të korporatës HIB, e cila ka ndikuar pozitivisht edhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës. Me rritjen e korporatës HIB janë krijuar edhe mundësi të reja për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës” ka thënë Ibrahim Bucaliu, themelues i HIB Petrol.
Përgjatë periudhës 10 vjecare, kohës kur Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, të njohur ndërkombëtarisht ka arrritur që për qindra të punësuar të paguajë paga në vlerë prej rreth 20 milionë euro, ndërsa përgjatë kësaj kohe korporata ka arritur të punësojë më shumë se 1,000 punëtorë, ndërkaq vlerën e aseteve të kompanisë ta çojë në 56 milionë euro. Kostoja e përafërt që HIB ka paguar gjatë vitit të kaluar për mbi 1,000 të punësuarit e saj në korporatë arrin në 4.6 milionë euro.
“Me produktet dhe shërbimet tona ne kemi mundësuar që ekonomia e Kosovës të jetë më dinamike dhe e lidhur me tregjet e rajonit dhe të Evropës, ndërsa vlera të cilën ne e krijojmë për vendin ka efekt shumë dimensional, sepse krijon vende të reja të punës, mundësi të reja ekonomike, investime të reja kapitale si dhe mirëqenie të përmirësuar për të gjithë qytetarët e Kosovës” ka theksuar më tej Bucaliu.
Me mbi 500 milionë euro kontribut në ekonominë e Kosovës, HIB Petrol vazhdimisht është radhitur si kompania më e madhe kontribuese për ekonominë e Kosovës, ndërsa para festës së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, drejtuesit e HIB kanë pranuar mirënjohjen zyrtare nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.