Sistemi E-kioska pranë objektit të komunës së Lipjanit për 11 muaj të këtij viti ka lëshuar gjithsej 1,600 dokumente të gjendjes civile, raporton “Koha Ditore”.
Ndërkohë ajo më së shumti po shfrytëzohej gjatë sezonit veror derisa fluksi është më i madh i bashkatdhetarëve nga shtetet e ndryshme të botës.
Bukurije Zejnullahu – Jashari, shefe për informim në komunën e Lipjanit ka thënë se drejtoria e Administratës gjatë periudhës 01.01.2018 deri më 26.11.2018 ka pajisur qytetarët me 43,780 dokumente të gjendjes civile.
“Nga E-kioska janë lëshuar gjithsej 1,600 dokumente të gjendjes civile, pajisje e cila po shfrytëzohet jashtëzakonisht shumë gjatë pushimeve të mërgimtarëve. E-kioska është projekt i cili Komunës së Lipjanit i ka kushtuar në vlerë prej 8,350.00 euro”, ka thënë ajo.