Për 125 asete AKP-ja pranon 79 ofertues, vlera e tërësishme e ofertave mbi 3 milionë euro

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 51 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 125 asete sa ishin në shitje konkurruan 79 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,126,433 euro. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. 

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit.

Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/akp-ja-pranon-ofertat-per-shitjen-e-51-aseteve/

Të ngjashme