Për 24 orë 110 aktakuza kundër 139 personave

| 01 Kor 2020 | 13:28 | Nga

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedhjetë (110) aktakuza kundër njëqindetridhjetenëntë (139) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit kundër katër (4) personave të pandehur dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme