Për 24 orë 27 aktakuza, kundër 37 personave

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar.

Po ashtu, me urdhër të Prokrurorit të Shtetit, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të markës VW-Golf dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6)  persona të dyshuar, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një  automjeti të markës VW-Golf dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme