Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetekatër (24) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur edhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.