Për 24 orë 62 aktakuza kundër 62 personave

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetedy (62) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka lëshuar një (1) urdhëresë për bastisje në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës, me rastin e ndalimit të dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar, është konfiskuar një sasi e narkotikëve, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për sekuestrimin e njëzetekatër (24) mjeteve (tiketa basti, tv, resiver, etj) të dyshuara se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit” .

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona, një (1) person për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  nga neni 283 paragrafi 2 dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2.  Ndërsa një (1) person tjetër për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” nga neni 372.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona.Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka lëshuar një (1) urdhëresë për bastisje në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës, me rastin e ndalimit të dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar, është konfiskuar një sasi e narkotikëve, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme