Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Kanosja”.Gjatë ditës se hënë Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza ndaj gjithsej tetë (8) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të mitur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm si dhe ka ngritur, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimetkërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | 17 – 18 | 1 | 1 – 1 | / | / |
Prizren | 16 – 18 | / | / | / | / |
Pejë | 8 – 8 | 4 | 1 – 1 | / | / |
Gjilan | 3 – 3 | 4 | 1 – 1 | / | / |
Gjakovë | 5 – 7 | / | / | / | / |
Mitrovicë | 14 – 19 | / | / | / | / |
Ferizaj | 10 -16 | / | / | / | / |
Totali | 73 – 89 | 9 | 3 – 3 | / | / |
////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm , ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, asgjë për tu raportuar.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për tetëmbëdhjetë (18) persona, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e Pyllit”;
Një (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve ”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, nuk ka aktakuza të ngritura.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katër të dyshuar, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Kanosje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje paleje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Sulmi”, po ashtu, është ndalur edhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesatpër caktimin e paraburgimit:
Prokuroria
Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Përdorimi i
armës apo mjetit tërrezikshëm” si dhe “Kanosja”.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia martesore
nën moshën 16 vjeçare”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë
trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut
të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për të Mitur ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të mitur, me dyshimin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhunimi” dhe “Degradimi i integritetit seksual” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë,Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale” Vjedhja e Shërbimeve Komunale “,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, dhe “ Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm për veprën penale ”Falsifikimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i narkotikëve”
Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.