Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga gjitha prokuroritë janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Po ashtu në Prokurorinë Themelore të Pejës janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.