Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza, kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) të pandehurve, me inicialet R.I. dhe B.G., për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave. Po ashtu, më 4 mars 2020, një person i mitur, në aplikacionin ‘’Viber’’, duke u prezantuar si zyrtar policor ka komunikuar me qytetarë. Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së.