Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetë (40) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndajë një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.