Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 42 aktakuza kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar tre të dyshuar dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre personave të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur nëntë aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person të dyshuar për veprën penale “dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”, i cili është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave të pandehur për dhunë në familje.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka bërë dy kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve të tipit “VW-Golf” dhe çelësat e veturave, për shkak të dyshimit se të njëjtat janë përdorur për kryerjen e veprës penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër nëntë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penal, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.