Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për masën e ndalimi për t‟iu afruar vendit ose personit të caktuar, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për masën e ndalimi për t‟iu afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.