Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, si dhe ka ndaluar tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme. Po ashtu, Prokurori i shtetit ka kryer bastisje, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë;
– Një (1) pistoletë “Ekol Tuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë.
Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pa gjuajtjes me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga ana e policisë i sekuestrohet:
– Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18;
– Katër (4) gëzhoja.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Në Prizren, në një lokal në rrugën “Beteja e Llapushnikut” është kryer bastisje, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë;
– Nje (1) pistoletë “Ekol Tuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë.
Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pa gjuajtjes me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga ana e policisë i sekuestrohet:
– Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18;
– Katër (4) gëzhoja.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhunë në familje”, një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Dhunë në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer vepra penale “Pjesëmarrja në rrahje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Bastisje:
Në Prizren, në një lokal në rrugën “Beteja e Llapushnikut” është kryer bastisje, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Sekuestrime:
Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë;
– Nje (1) pistoletë “Ekol Tuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë.
Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pa gjuajtjes me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga ana e policisë i sekuestrohet:
– Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18;
– Katër (4) gëzhoja.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Një (1) aktakuzë kundër në (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Raste tjera me interes për publikun:
Prizren, lagja “Jeta e Re” – I dyshuari keqtrajton një qen endacak siç shihet në xhirimin e publikuar në portalin “Insajderi” në linkun: https://insajderi.com/pamje-te-tmerrshme-ne-prizren-shqyhet-qeni-nga-nje-grup-qensh-dhe-rrahet-nga-pronari-i-tyre/,
Me datë 13.08.2019, me të parë lajmin, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka autorizuar policinë për të identifikuar të dyshuarin. Policia e ka njoftuar prokurorin kujdestar se ka arritur t’a identifikoj personin e dyshuar me inicialet A.Sh.
Pas marrjes së deklaratës, nxjerrjes së pamjeve në video dhe mbledhjes së provave tjera, është iniciuar kallëzim penal për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”, sipas KPRK-së.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit:
Një (1) kërkesë për paraburgim ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Aktakuzë ndaj tre (3) të pandehurve për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “.
Aktakuzë ndaj një të pandehuri për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Aktakuzë ndaj një të pandehuri për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Aktakuzë ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, një person me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe një person me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi seksual’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Shtrëngimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
/////////////////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka ndaluar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar “.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës “;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje“;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.