Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetetë (78) aktakuza kundër nëntëdhjetepesë (95) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Grabitje”, dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Ngasje në gjendje të dehur”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre (3) personave me inicialet M.T., V.T-D., dhe Sh.T., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) person, për veprën penale “Lëndimi trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Zjarrvënia”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, pasi që i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur gjithsej pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre (3) të dyshuar janë ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) i dyshuar është ndaluar (1) për 48 orë nga prokurori i shtetit për shkak të veprës penale “Lajmërim apo kallëzim i rrem penal”, dhe një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për shkak të veprave penale “Dhunë në familje” dhe ”Mospërfillja gjykatës”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimet:
Kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat :
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës se paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Grabitje”. Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Ngasje në gjendje të dehur”.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabadim i mallrave“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të dehur“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.