Për 24 orë policia gjobiti 547 qytetarë për mos respektim të masave anti Covid-19

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës për mos respektim të masave anti COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, u dënuan 547 qytetarë për mos respektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme