Për 24 orë policia ka shqiptuar mbi 1500 tiketa trafiku

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 31 aksidente komunikacioni. 14 prej tyre me të lënduar, ndërsa 17 tjera vetëm më dëme materiale.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 529 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 27 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme