Për 24 orë, Prokuroria e Shtetit ka ndaluar 23 persona

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 23 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetëmbëdhjetë persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona.

Të ngjashme