Për 24 orë u dënuan 772 persona për mos respektim të masave të Ligjit për Pandeminë

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 772 tiketa për shkelësit e Ligjit për Pandeminë, COVID-19.

Po ashtu në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 751 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut.

21 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme