Sigurisht që duhet kohë e gjatë për të arritur një shumë të caktuar për të blerë një veturë, e sidomos kur bëhet fjalë për një të tillë siç është një Mercedes, puna është pak më ndryshe.
Por një zonjë e cila vjen nga Virginia, nuk pati fat, pasi asaj iu deshën vetëm gjashtë sekonda për ta përplasur makinën e saj të sapoblerë e cila ishte e modelit Mercedes.
Gruaja në fjalë e cila kishte blerë një veturë të tillë ngjyrë të bardhë, pësoi aksident me të paktën katër makina në parkingun e firmës në të cilën po bënte testin për automjetin e saj në fjalë.