Me rastin e simbolikës së 7 dhe 8 Marsit, Komuna e Prishtinës ka nisur sezonin e mbjelljeve të luleve.
Zona nga e cila ka filluar mbjellja është Sheshi “Nënë Tereza” teksa në ditët në vijim do të vazhdohet me pjesë të tjera të qytetit.
Ky aktivitet është bërë i ditur nga Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës Fatime Hajdari përmes llogarisë së saj në Facebook.
”Nga sot e përgjatë javëve në vazhdim, NPL ”Hortikultura” do të mbjellë një milion lule në qytet. Nisim rigjenerimin e hapësirave nga Sheshi “Nënë Tereza” për të vazhduar gradualisht në zona të tjera”, shkruan ajo.
Krahas mbjelljes së luleve, paralelisht në Komunën e Prishtinës po vazhdon edhe aksioni i mbjelljes së fidanëve të rinjë të cilët e tejkalojnë shifrën e 5000 fidanëve nga shtatë lloje të ndryshme.