Drejtori i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti në Kosovë, Besim Zogu, ka thënë për “Zërin” se pyjet sipas ligjit janë të shpallura pasuri e shtetit dhe se delegimi i kompetencës së mbrojtjes së pyjeve nëpër komuna ka ndikuar që gjendja të përkeqësohet për shkak se, sipas tij, komunat janë treguar të papërgatitura për këtë kompetencë.
Prerja e drunjve në mënyrë ilegale në Kosovë vazhdon të jetë problem edhe gjatë këtij viti. Njohës të ambientit kanë thënë se derisa po vazhdon prerja e pakontrolluar e pyjeve, shëndeti i qytetarëve po rrezikohet.
Se gjendja e pyjeve nuk është e mirë e kanë pohuar edhe nga Inspektorati për Pylltari në vend.
Drejtori i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti në Kosovë, Besim Zogu, ka thënë se pyjet sipas ligjit janë të shpallura pasuri e shtetit dhe se delegimi i kompetencës së mbrojtjes së pyjeve nëpër komuna ka ndikuar që gjendja të përkeqësohet për shkak se, sipas tij, komunat janë treguar të papërgatitura për këtë kompetencë.