Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë periudhës janar- shtator 2021, janë kryer 1 milion e 360 mijë e 97 analiza laboratorike për 295 mijë e 786 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, për 9 muaj, Klinika e Biokimisë ka ofruar më shumë shërbime laboratorike sesa që kishte ofruar gjatë tërë vitit të kaluar.
“Sipas të dhënave, gjatë vitit 2020 janë bërë 1 milion e 259 mijë e 883 analiza për 262 mijë e 750 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.