Për ata që po krekosen se “jemi shtet i pavarur dhe s’kanë çka na përzihen SHBA-ja e BE-ja”

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 21:16 | Nga Muhamet Spahiu

Për të gjithë që ata që të krekosur mendojnë “jemi shtet i pavarur dhe s’kanë çka na përzihen SHBA dhe BE”, kthehuni në 99’tën, dhe rikujtohuni që marrveshjen për tërheqjen e Serbisë nga Kosova nuk e kemi nënshkruar ne, ndoshta nuk keni qenë as prezent. Pra dikush tjetër ishte palë e marrëveshjes (qofsha gabim). Edhe atë akt, kryesisht e ka arrit kryengritja e armatosur!

Tani freskohuni pak me naj Red Eagle (mundësisht me prodhime vendore), e mos e harroni që jemi një vend shumë i vogël, me ekonomi të pazhvilluar, me ushtri që ka shumë kufizime, me trupa paqeruajtëse ende prezente (i paqim gjithmonë), i izoluar, i kufizuar me shtete, ku edhe ato që bashkëpunojmë me ne, e bëjnë shkaku i Amerikës dhe aleatëve, të cilët edhe na krijuan.

Leni krekosjet e krenarinë inekzistente, leni fjalët e forta, dhe krejt çka mundeni me ba naj patriotizëm është KONSUMIMI I PRODUKTEVE VENDORE, dhe aty këtu naj investim në prodhim që e fuqizon ekonominë!

Ndërsa politika duhet me ditë (në fakt e dijnë) që nuk është e mundur me pas sovranitet të plotë, jo vetëm pse jemi kështu si jemi, por në globalizëm shumica e shteteve nuk kanë sovranitet të plotë. Çdo antarësim në Aleanca (UN, NATO, BE) të detyron me bart një pjesë të sovranitetit në organizatën e përbashkët.

Kthjelluni, shtrëngohuni e punoni për shtet, punoni më shumë se serbët! Vetëm duke punu më shumë, duke u fuqizuar më shumë se ata, jemi të sigurt dhe zgjerojmë SOVRANITET!

Të ngjashme