Reperi i njohur Lyrical Son është një nga më të pëlqyerit në estradë, gjersa numëron edhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Të gjithë e dimë që Lyrical Son është i martuar tash e disa vite, dhe bashkë me bashkëshirten e tij kanë një vajzë të vogël të quajtur Eva.
Ai gëzon një jetë të lumtur familjare, teksa këtë e ka demonstruar disa herë përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Për të gjitha këto reperi ka një falenderim, dhe sipas tij falendermi më i madh i takon Zotit.
Lyrical Son ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur përkrah vajzës së tij, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Faleminderit Zot”.
Kjo ka bërë të kuptohet se reperi është një besimtar i fuqishëm, dhe se është shumë mirënjohës për të mirat që i gëzon.
Përndryshe, ai është duke u përgaditur që shumë shpejt të sjellë projektin e tij më të ri për festat e fundvitit.