Për dhëmbë të shëndetshëm konsumoni djathë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Një studim i bërë nga profesionistët dentarë tregoi se ngrënia e djathit mund të ndihmojë për të parandaluar dëmtimet e dhëmbëve.

Janë testuar katër grupe që kanë konsumuar qumësht, kos pa sheqer, parafinë dhe djathë, balanca e pH në zona të ndryshme të gojës së tyre u testuan para dhe pas konsumimit.

Niveli i pH më i ulët se 5.5 mund të rrezikojë dhëmbët për shkak të erozionit dhe për shkak të acideve të krijuara në gojën tuaj.

Ndërsa grupet që pinë qumësht, parafine dhe kos pa sheqer nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm, grupi që hëngri djathë përjetoi një rritje në niveleve të pH.

Mund të jetë gjithashtu që disa përbërës të djathit që adertohen në dhëmbë, duke i mbrojtur ato nga acidi. Sido që të jetë, dhëmbët janë të përbërë nga të njëjtat substanca si kockat.

Ashtu si djathi është i dobishëm për shëndetin tuaj të kockave, ai gjithashtu mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj dentar.

Djathi mund t’ua mbajë dhëmbët e fortë dhe të parandalojë punën e shtrenjtë dentare që rezulton nga prishja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme